Vdes tragjikisht në hotel gjatë punës shqiptarja në Santorini, arrestohet pronari

0

Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në një hotel në zonën e Oia të Santorinit.

Siç shkruajnë mediat greke, ajo ka qenë duke punuar në një hotel si pastruese kur një krevat i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë.

Për pasojë, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Mësohet se autoritetet policore kanë arrestuar pronarin e hotelit, i cili do të japë shpjegime sa i takon kushteve të sigurisë në këtë hotel.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit fatal, të ndodhur më 12 prill.