Vdes veterani i UÇK-së dhe eprori i Policisë së Kosovës

0

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Eprori i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj.

Për vdekjen e tij ka njoftuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit Isniq të Deçanit.

Njoftimi i plotë:
I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherit Epror i Policisë së Kosovës Avdullah Mulaj.
Varrimi i të ndjerit bëhët nesër me datë 19.02.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq.

Ngushlime familjes Mulaj, miqëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu