Vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, prindërit e Brianit kërkojnë përjashtimin e prokurores së çështjes: Nuk ka vepruar sipas ligjit

0

TIRANË- Prindërit e 3-vjeçarit, Brian Spahiu i cili humbi jetën pas një ndërhyrje në klinikën dentare të mjekut, Roland Xhaxo kanë kërkuar përjashtimin prokurores, Alma Felaj e cila po merret me dosjen e ngjarjes. Prindërit e viktimës këtë të hënë kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës ku dhe kanë paraqitur dokumenta në të cilat tregojnë se prokurorja nuk ka vepruar ndaj klinikës “Splendent” e cila nuk ka qenë e licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Në dokumetet e dorëzuara nga prindërir mësohet se bëhet fjalë për një inspektim të bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes. Nga ky inspektim ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Në këto dokumente shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës gjë të cilën vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë. Edhe pas ankimimit masa është lënë sërish në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu