“Vdiqa, mbarova”/ Detaje nga të shtënat me armë në Laç, gruaja e plagosur shiste qirinj!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu bëhet e ditur se është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.