“Vdis”, Albana Fico sulmon Alfred Çakon

0

Shefja e ISHP-së Albana Fico po mban një takim në Elbasan, ku ka folur për pandeminë dhe vaksinim.

Ajo gjatë fjalës së saj ka sulmuar edhe konspiracionistin Alfred Çako, duke i konsideruar “budalliqe” deklaratat që ka bërë ai.

Fico tha se njerëzit nuk mund të dëgjojnë Çakon mos vaksinohen dhe më pas të vdesin.

“Një Alfred Çako çfarë është ai, është një fyerje, nuk e kuptoj si është e mundur që burime të tilla të papërgjegjshme, dhe të drejtën e vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollim për mjekësi, përhapin budalliqe të tilla, jo çipi, jo kjo, jo po ajo.

Ore zotërinj, pyesni, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, bëni një forum me pyetje dhe tiu japim përgjigje. Nuk mund që njerëzit të dëgjojnë Çakon, dhe thonë nuk duam të vaksinohen, welcome, vdis”, tha shefja e ISHP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu