Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kreut të bashkisë Tiranë, pasi ky e fundit e ftoi në një debat publik.
Ai tha se Veliaj duhet ta falenderojë pasi më në fund Rama e nxori, pasi sipas Berishës ia kishte zhdukur figurën fare.
Sali Berisha: Ai të më falenderojë mua sepse e nxorri Rama më në fund sepse i’a zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle.
Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij.
Më herët Veliaj ne emisionin Opinion tha se është i gatshëm që të bëj debat me ish-kryeminsitrin Sali Berisha.
Erion Veliaj: Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!