Gazetarja: A mund ta marr unë fjalën se e nisa tre herë…ju lutem. Zoti Balla si e shpjegoni që Veliaj rrethohet e këshillohet nga 17 persona me rroga mjaft të majme, të paktën kjo është ajo që ka dalë nga të dhënat e publikuara?
Taulant Balla: Unë në gjithë këto vite në politikë kam nxjerrë konkluzionin se në momentin që Prokuroria ka hyrë në hetime, asnjë koment tjetër nuk duhet bërë. Unë e mëbshtes hetimin e prokurorisë dhe mendoj se kjo ishte një lëvizje e përpjekje për destabilizim, këto të dhëna prishin marrëdhënien punëmarrës-punëdhënës. Duhet të keni parasysh se çdo minut pasohet nga një sulm kibernetik dhe ndëshkimi më i madh duhet bërë në këtë rast që të mos pasohet nga të tjera raste. Përsa i përket pjesës tjetër mendoj se duhet të hetohen edhe deklarimet e rreme sepse i bën shumë mirë një hetimi të plotë të një krimi që e theksoj edhe një herë, ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës. Nuk dua të hyj në komente të tjera.