Veliaj takon Blinken në Tiranë: Kënaqësi t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken.

Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë ameriken me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes.”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu