Vëllai i Chris Rock, Toni, ka pohuar se arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith në “Oscar” kishte të bënte me marrëdhënien mes Jada Pinkett Smith dhe reperit Tupac Shakur.
Kur Tony Rock u pyet nëse shuplaka e Smith ishte një reagim ndaj shakasë së Chris Rock për alopecinë e Jada Pinkett Smith, ai u përgjigj me “jo”.
Në podkastin ‘Top Billin’ me Bill Bellamy’, Tony Rock foli për teorinë e tij për incidentin e shumëpërfolur mes Smith dhe Rock në cermoninë e çmimeve Oscar në mars.
Teoria e Tony Rock mbi marrëdhënien e Jada Pinkett dhe Tupac
“Ai qeshi i pari. Kështu që nuk është turp. Ai po qeshte,” tha Rock.
“Në kohën kur ata u përqendruan te vëllai im dhe u kthyen te Will, ai tashmë po ecte. Ndoshta ishte për shkak të reagimit të Jada-s.”
Megjithatë, Tony Rock shkoi një hap më tej dhe dha një arsye tjetër të mundshme pse Smith goditi me shuplakë vëlain e tij. Sipas fjalëve të Tony, ai beson se shuplaka kishte të bënte me marrëdhënien e Jada Pinkett me reperin Tupac dhe mënyrën se si ndihet Will për këtë.
Will Smith gjithmonë e urrente “nofkën ‘i butë’”