Vëllai i minorenes së abuzuar/ E kanë përdhunuar në grup, Filloi Abasi, më pas…

0

Vëllai i së miturës në Babrru, të abuzuar seksualisht fillimisht nga 65-vjecari Abas Doku, roje në shkollën e saj dhe fqinj i tyre tregon detaje shokuese për publikun.

I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me moderatore Evis Ahmetin, vëllai tha se e mitura ishte abuzuar që në klasën e 7-të nga Abasi, por jo vetëm kaq, Ai thotë se i moshuari dhe disa të rinj kanë abuzuar me të edhe në grup.

Është fqinji juaj?

Vëllai: Jetojmë 30 metra larg, jetonte përballë nesh Abasi

Kur e keni marrë vesh?

Vëllai: E mora vesh kur erdhi një video në telefonin e kunatit

Si e njihni familjen e tij?

Vëllai: Familja është në rregull, po ky nuk është në rregull

Kur keni kontaktuar me ta?

Vëllai: Kur dolën fotot, unë dhe babi shkuam dhe fjalët vinin në lagje e qarkullonin, por ne se besonim. Vec kur dolën foto. Kam dashur ta takoj atë por ai largohej

Po motrën e pyetët?

Vëllai: Ajo rrinte, nuk fliste, tani në fund fare e ka treguar këtë videon..

Ti kur more videon u grinde?

Vëllai: Po u grindëm dhe ajo tregoi

Në shkollë shkonte rregullist?

Vëllai: Ajo nuk kishte shkuar për një javë në shkollë vec qante, nuk tregonte gjë

Pse nuk e morët seriozisht gjendjen e saj?

Vëllai: Ajo nuk merr vesh edhe me e rraf, por ne vec fjalë kemi bërë me të, ajo nuk hapej se të tjerët i bënin presion

Cfarë thotë familja e tij për këtë gjë?

Vëllai: Djali e ka nxjerrë nga shtëpia babain e tij, ai jetonte në një barakë, punonte roje nate në Paskuqan.

Kur treguat videon cfarë i thatë?

Vëllai: Ky na tha që e kanë abuzuar ca cuna të rinj. Ne e dime qe kane abuzuar në grup bashkë me rojën, roja para këta pas, ky i shtynte njerëzit e tjerë. Ka edhe biseda ku këta flasin.

Ku ndodhnin këto?

Vëllai: Në një magazinë të prishur në Babrru

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu