Drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit të nxënësve të shkollave private në Fier, kanë nisur diten e sotme nje protestë para bashkisë pasi u është ndaluar hyrja në qytet për këtë shërbim.
Sipas drejtuesve të mjeteve të transportit të nxënësvë janë mbi 100 mjete të cilët kryejnë këtë shërbim në Fier që janë e licensuar dhe paguajnë taksat e bashkisë por pavarësisht kësaj ata janë përballur prej disa ditësh me këtë vendim që nuk u jepet shpjegim nga bashkia.
“Kanë vendosur tabela që nuk lejon hyrjen në qytet të furgonave dhe minibuzëve që kryejnë transportin e nxënësve të shkollave private dhe për disa ditë përvec rritjes së cmimit të naftës jemi përballur edhe me gjobat e policise.
Kemi kërkuar nga bashkia arsyen se përse nuk lejohemi të transportojme nxënësit në shkolla, por nuk kemi marre asnje përgjigje nga bashkia”– janë shprehur ata.
Drejtuesit e ketij sheebimi jane shprehur se ditën e martë do të protestojnë dhe do të ndalin punën.