Ditën e sotme, në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Seanca e parë në gjykatën civile, për verifikimin e urdhrit të mbrojtjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, është mbyllur.
Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharian, të atin e Elias, ndërsa për Princin Leka dhe aktore, procesi u shty për në datën 27 mars.
Shkak për shtyrjen e seancës, është bërë kërkesa e gjykatës ndaj prokurorisë për të paraqitur aktet e ekspertizës për Elian.
Nga ana tjetër, avokati i Leka Zogut, i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën.