Vendimi i Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, reagon ministrja Xhaçka: Është një lajm i mirë për sigurinë tonë kolektive!

0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka thënë se kërkesa e Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, është një lajm i mirë për Aleancën dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Xhaçka thekson se Shqipëria do të përshpejtojë procedurat që anëtarësimi i Suedisë të kryhet sa më shpejt në kohë.

“Vendimi i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive. Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat”, shkruan Xhaçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu