Vendimi/ Kushi: Shkollat u mbyllën se ngrinë depozitat, s’ka probleme me ngrohjen

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend.

Kushi ka mohuar se ka problem me ngrohjen nëpër shkolla, ndërsa shtoi se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit si dhe rrugës që duhet të përshkojnë fëmijët.

“Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen në vend”, ka thënë Kushi, e cila duke komentuar infektimet nga COVID-19 në arsim, tha se janë 1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu