Vendimtar edhe 43 vjeç,Buffon shpëton Parmën dhe pret penalltinë e 38-të në karrierë

0

-Gigi Buffon vazhdon të tregojë nivel të lartë të formës së tij. Edhe pse i ka mbushur 43-vjeç, ish-portieri i Juventusit, po aktivizohet te Parma në Serie B. Pavarësisht se skuadra emiliane nuk po kalon një moment të mirë, Buffon po e ndihmon së tepërmi me pritjet vendimtare.

Në takimin ndaj Comos përfunduar me shifrat 1-1, Buffon ia doli të priste një penallti, që në një farë mënyre mund të përkthehej në disfatë për skuadrën e tij.

I ftohtë dhe i zgjuar. Gigi Buffon përdori të gjithë përvojën e tij për të neutralizuar tentativën e Gliozzi. Në momentin që bllokoi topin Buffon u ngrit drejt sektorit të stadiumit dhe i drejtoi gishtin tifozëve të Parmës, si për të thënë: “Kjo është për ju”!. Kjo është penalltia e 38-të e pritur në karrierën e Buffon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu