Tani do të ndërtojmë të plotë dinamikën e ngjarjes bazuar mbi dëshmitë e dhëna nga adoleshentët para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Duke qenë se janë minorenë, ne nuk do të ekspozojmë të plota idenitetet e tyre. Kjo është një plagë e pashërueshme për familjen e të ndjerit, por mbetet një dramë që do të shënjojë jetën e autorëve të ngjarjes që janë thjesht adoleshentë.
Më poshtë, zbulohet rrëfimi i Ergit se si agravoi situate derisa ai goditi me thikë Fatjonin fatkeq.
“Dy ditë më parë së bashku me tre shokët e mi, Xhonatan, Orgito dhe Stiven kam vendosur që të shkojë dhe të sqarojë një herë e përgjitmonë konfliktin që Orgito kishte me adoleshentin Qetsor. Dy prej nesh kishin doreza hekuri ngjyrë gold. Ndërsa unë kisha marrë një thikë që hapje me sustë që e bleva në internet dhe doreza të zeza boksi. Stiven kishtë marrë një thikë që hapej me dorë dhe një dorezë hekuri”, ka thënë në dëshmi, adoleshenti që kreu vrasjen.
Kështu të katër shokët nga fshati Drizë pasi kishin bërë planin e tyre, në fund të mësimit ishin drejtuar qytetit të Gramshit. Nga larg, në fushën e basketbollit kishin dalluar djalin me të cilin kishin probleme me një grup shokësh.
“Sapo jemi afruar Orgito ka filluar të flasë me Qetsorin. Një djalë që ishte me Qetsorin me flokë kacurrela më ka sharë. Ky person më goditi me grusht në fytyrë dhe në atë moment nuk e mendova gjatë se m’u errën sytë dhe me dorën e djathtë nxorra thikën dhe e godita.
Nuk mbaj mend se ku e godita. Gjithashtu nuk mbj mend nëse kam goditur dikë tjetër pas tij pasi mu errën sytë”, është shprehur gjatë dëshmisë.