“Vendosni orën në zile”, deklarata e Rusisë që futi në panik ukrainasit

0

Në një intervistë mbrëmjen e djeshme, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, bëri një deklaratë, që në fakt u mor si ironi.

Ai i ka quajtur qesharake deklaratat perëndimore se Rusia do të sulmojë Ukrainën mëngjesin e datës 16 shkurt. Peskov i sugjeron ukrainasve që të vendosin alarmin e të ngrohen të shohin se çfarë do të ndodhë.

Mëngjesin e së martës, Rusia nisi tërheqjen e një pjesë të trupave ushtarake pranë kufirit me Rusinë, pasi kishin deklaruar se mbyllën një stërvitje ushtarake.

Por pavarësisht këtij veprimi, presidenti Amerikan, Jo Biden, në një deklaratë të fundit, u shpreh se sulmi ndaj Ukrainës nga ana e Rusisë është ende një mundësi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se humbjet njerëzore do të ishin shumë të mëdha në rast se Rusia do të ndërmerrte këtë akt agresioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu