Trajneri i Sherif Tiraspol, Yuriy Vernydub, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase pas pushtimit nga Rusia, ka drejtuar gishtin nga dy të mëdhenjtë e Ukrainës.
Ai ka akuzuar Dynamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk, për largimin e tyre nga vendi në një kohë të tillë të vështirë:
“Nuk ishte koha të largohem dhe të luajë diku tjetër. Nuk e kuptoj pse këto dy klube kanë shkuar diku tjetër, po stërviten dhe po përgatiten për miqësore, në vend të kësaj që klubet dhe lojtarët e tjerë kanë qëndruar këtu, – ka deklaruar Vernydub, siç raporton ‘Sport.ua’.
Ndoshta e kam gabim, ndoshta jo, por kështu mendoj. E di që shumë lojtarë po mbrojnë vendin, madje edhe djali im më i vogël, pavarësisht një problemi me krahun që në lindje, ka dalë vullnetar për të ndihmuar”.