Një person i akuzuar për kryerjen e veprave të turpshme në prani të një gruaje dhe vajzës së saj të mitur, është vënë në prangat e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin S. M., 53 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe.
53-vjeçari u prangos pasi ka kryer veprime të turpshme në banesën një shtetaseje, në praninë e saj dhe të vajzës së saj të mitur.