Veprimi i ulët i Serbisë me flamurin e Kosovës, FFK dhe KOK ankohen në FIFA

0

KATAR- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ngritur një notë ankese në lidhje me veprimin e Serbisë. Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Përfaqësuesja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në dhomat e zhveshjes së Serbisë , para dhe pas ndeshjes me Brazilin.

Komiteti Olimpik i Kosovës në kordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu