Berisha në takim me banorët e “Gurit të Zi” në Shkodër: Para viteve ’90 të pamposhtur e deri më sot, shpreh për ju respektin më të madh, njerëz të guximshëm, trevë e burrave të shquar të kombit.
Qeveritarët e Tiranës patën betejë gangsterësh me tregtarët e Shkodrës, thua se kishin të bënin me një shtet tjetër, për duhanin që shitej. Këta qeveritarë të cilët vjedhin e kalojnë kontrabandë kamionë me cigare, kërkonin të bënin ligjin me fermerin. Ky është vetëm njëri aspekt, diskriminimi racist I Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama, nëse marrim investimet ato janë më pak se 2/3e investimeve me rrasa guri në sheshin Skënderbej. Dua të falenderoj shumë Voltana Ademin, që ka pasur një qëndrim shumë të drejtë, me shpërndarjen e taksave me ndershmëri.
Në këto dy takime jam i kënaqur që Voltana i ka qëndruar këtij parimi. Ne sot jemi në një provë të madhe, sepse kundër revolucionit tonë narkoshteti ka mobilizuar të gjithë potencialet e tij.
Ftoj edhe ata pak banorë të cilët nuk janë këtu sot, të na bashkohen. Të mos identifikojmë veten më nje njeri të pabesë e të marrë këmbë e krye peng. Nga ky process duhet të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Ata kanë konfiskuar logon e PD-së dhe ai nuk del në fushëbetejë se e di mirë që ja marrim fytyrën.
Logoja është në dispozicion të Ramës dhe Lul Bravës, logoja e opozitës së vërtetë është ajo e Bardh Spahisë, e ‘Shtëpisë së Lirisë’. Ju ftoj ta votoni!