Vesa Luma ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj Big Basta duke shijuar diellin dhe natyrën. Hallet e 8 marsit kanë mbërritur në Zelandën e Re ca më herët dhe këngëtarja nuk mund të mos bënte një batutë me seriozitetin e bashkëshortit në foto.
“Burri im i ‘mërzitur’ që kanë qenë dyqanet mbyllur nga lockdown dhe nuk ka pasur mundësi të më blejë diçka për 8 mars”, ka shkruar Vesa.
Ky postim është një nga të shumtët me të cilët Vesa na bën zili, pasi në Zelandën e Re nuk ka pasur pothuajse fare izolim dhe virusi për ta është vetëm një histori që e dëgjojnë vërdallë.