Vështirësi në punë, probleme me shefin! Pasionet dhe dashuritë do lindin, horoskopi

0

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për ndjenjat, sidomos të mërkurën. Por kurrë mos thuaj kurrë. Në punë nuk ndiheni se keni mbështetjen e duhur dhe kjo mund të krijojë disa vështirësi të tjera.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të mërkurën mund të thuhet se jo gjithçka përputhet plotësisht. Dashuria nuk vjen nëse nuk e kërkoni me prirjen e duhur dhe i kushtoni vëmendje xhelozisë. Në punë, nëse keni plane, përfitoni nga e hëna e datës 10.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Është një tjetër ditë interesante për ju, me një Hënë të favorshme dhe Merkur aktiv. Në punë këshilla është që të keni kujdes, pasi Marsi gjeneron herë pas here momente nervozizmi të fortë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kushtojini vëmendje Venusit që është kundër jush, pasi mund të krijojë disa dyshime, veçanërisht në lidhjet e turbullta. Në punë situata ekonomike mbetet e pasigurt dhe duhet të mendoni për realizimin e mundësive që mund tju jepen.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Një fjalë është shumë pak, ka ardhur koha që të jepni më shumë nga vetja.Të mërkurën keni Merkurin dhe Hënën në kundërshtim dhe kjo mund të sjellë konflikte në marrëdhënie. Në punë nuk përjashtohen debatet dhe problemet me shefin.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Është një ditë pozitive për ndjenjat në përgjithësi dhe mund të favorizohen lidhje të reja të papritura. Në punë bëni mirë të përpiqeni të jeni të durueshëm, edhe pse dihet që është e vështirë të qëndroni të qetë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të mërkurën ndiheni veçanërisht të gatshëm për të vepruar me këtë Hënë të favorshme, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë sapo ka nisur një numërim mbrapsht për mundësi dhe bashkëpunime të reja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Pasionet dhe dashuritë mund të lindin dhe rilindin, por për momentin po ndiheni shumë kritikë. Në punë, megjithatë, është një ditë në rikuperim të theksuar sidomos për ata që duhet të bëjnë zgjedhje deri në fund të muajit.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dita është e mirë për të kuptuar dhe sqaruar çështjet që duket se nuk funksionojnë. Në punë ka një emocion të madh, me pranverën gjërat do ndryshojnë pozitivisht.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Deri të shtunën yjet parashikojnë gjëra shumë pozitive për ju. Shumë takime të këndshme në horizont. Në punë duhet të përpiqeni t’i zgjidhni problemet deri në fund të ditës.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Nëse duhet të diskutoni dashurinë ose t’i përgjigjeni takimeve me ndjenjë, këto janë ditët ideale. Në punë, një ditë pozitive edhe për zgjidhjen e çështjeve të vjetra.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Hëna është gjithmonë e favorshme për ju, ndaj lini të lirë dashurinë dhe ndjenjat. Edhe në punë është një ditë shumë e dobishme për të vlerësuar dhe thelluar projektet e reja që janë në kokën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu