Vështirësi në qarkullim! ARRSH në terren, pastrohen akset rrugore

0

– Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore të vendit. Rënie gurësh, drurësh e materiale e inerte në rrugë ka pasur në aksin Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe këtë mëngjes të gjitha rrugët janë të kalueshme.

NJOFTIMI:

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë  si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve Të gjitha akset janë të kalueshme Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu