Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhje 6bashki të datës 6 mars, partitë:
1. Partia Socialiste
2. Partia Demokratike
3. Lëvizja Socialiste për Integrim
4. Lëvizja e Re
5. Fryma e Re demokratike
6. Partia Kristian Demokrate
7. Partia Demokristiane
8. Partia e Reformave Demoklratike
9. Partia Bashkimi Demokrat
10. Partia Lëvizja e Legalitetit
11. Partia Balli Kombëtar Demokrat
Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.