Vetëm fjalë për rinovimin e kontratës së Gavit, ende nuk ka marrëveshje

0

SPANJE – Takimi mes FC Barcelona dhe agjentit të Gavit (17 vjeç), Ivan de la Peña, ka përfunduar në mesditë. Konkluzioni përfundimtar është se ende nuk ka marrëveshje mes palëve, megjithëse harmonia është e mirë. Takimi u zhvillua në zyrat e ‘Camp Nou’ dhe zgjati pak më shumë se një orë.

Barça ka përgatitur një propozim të ri rinovimi për mesfushorin dhe ndonëse nuk është pranuar ende nga agjenti i Gavit, ata po punojnë bashkërisht mes dy palëve. Ende flitet mbi bazën, se Gavi ka një ‘ndjesi’ e mirë për të realizuar rinovimin e kontratës, por negociatat vazhdojnë për të arritur një marrëveshje që i kënaq të dyja palët.

Barcelona do t’i japi Gavit një kontratë deri në vitin 2027, ndërkohë që lojtari nuk dëshiron një kontratë kaq të gjatë. Marrëveshja nuk duket e afërt për rinovimin e mesfushorit të ri andaluzian, ndonëse lajmi i mirë është, se takim pas takimi po bëhet progres në marrëveshje. Në fakt, të dyja palët pranojnë se bisedimet “po shkojnë mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu