Vetëm me zëdhënësin në krah dhe pa truproja, Meta takon i qetë qytetarët në rrugë

0

Presidenti Ilir Meta këtë fundjavë po e kalon në juglindje të vendit.

Në foton e mësipërme presidenti shihet me zëdhënësin Tedi Blushi në Maliq të Korçës, teksa zhvillon disa takime me qytetarët.

Siç shihet dhe nga pamjet, Meta lëviz i qetë dhe i pashoqëruar nga Garda, në mes të qytetarëve të zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti shihet në rrugë pa truprojë, Meta edhe dje në Tiranë është parë duke zhvilluar takim me qytetarët pa truprojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu