Vetëm sot dhe nesër shi/ Njihuni me parashikimin e motit për javën, ja kur do hapet sërish koha

0

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, e cila ka nisur me shira. Në parashikimin e bërë nga SHMU, bëhet me dije se ditët e para të javës do të ketë reshje shiu e rrebeshe kryesisht prej mesditës së të hënës e deri mëngjesin e të martës. Po ashtu, pritet të ketë rrebeshe me rrufe, të cilat do të jenë më prezentë në bregdet dhe jug të vendit.

Ndërkohë që në mesin e javës, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore si dhe me mjegull të dendur në lugina.

Situatë e paqëndrueshme parashikohet të premten, me reshje e shiu hera herës intensive në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku nuk do të mungojnë edhe shkarkesat elektrike. Në lartësitë mbi 1600m përgjatë maleve, parashikohen reshje të vazhdueshme dëbore. Ndërsa temperaturat do të variojnë sipas pasqyrimit në tabelën e mëposhtme.

Sa i përket erës ajo pritet që të ketë drejtim juglindor deri mesatar në bregdet. Ditën e enjte deri të premten paradite, era do të fitojë forcë e vrullshme në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe dallgëzim të forcës 5 dhe 6 ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu