‘Vetëm unë mund ta mund Edi Ramën’, Berisha: Është kompleksuar nga rikthimi im. E di ai…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, duke u shprehur se e ka kapur kompleksi me rikthimin e tij në politikë.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tha se me rikthimin e tij Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes, teksa kujtoi se e ka mposhtur dy herë në zgjedhje. Më tej shtoi se ai është i vetmi person që e mund ta mposhtë.

“Ke dëgjuar njeri që të thotë me tradhëtoi Sali Berisha? Asnjëherë kurrë. Unë jam i vetmi sot që kam të regjistruara 2 fitore kundër Ramës, vitin 2009 dhe 2011. Nëse ka një njeri që e mund Ramën…Me të vdekurit tha nuk flas. E ka kapur kompleksi i vdekjes me rikthimin tim. E di ai… E ka të qartë, prandaj tha nuk flas më të vdekurin i shpërtheu nga ndërgjegjia,”-tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu