Veteranët e Flamurtarit zhvillojnë miqësoren simbolike në Greqi

0

Ekipi veteran i Flamurtarit, skuadra e viteve 80-90 kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ne Greqi. Kjo është hera e pare që një ekip futbolli, ish-futbollistë shqiptarë bëhen pjesë e një aktiviteti të tillë,të realizuar në bashkinë e Paramithia në tokën greke.

Një aktivitet i iniciuar dhe organizuar nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Vasil Ruci, ndërsa pjesë e aktivitetit ishin emrat e njohur të Flamurtarit të madh si Rrapo Taho, Eqerem Memushi, Latif Gjondeda, Daut Naço, por edhe emra më të rinj që ndër vite i kanë dhënë tonin futbollit vlonjat dhe atij shqiptar.

Fillimisht ish-futbollistët u pritën në një takim jo zyrtar nga kryetari i bashkisë Paramithia dhe nën prefektja e epirit, ndërsa më pas gjithçka i është lënë fushës në aktivitetin sportiv, në një ndeshje futbolli mes ekipit të Flamurtarit dhe veteraneve të Paramithia.

Një ndeshje e cila është zhvilluar në fushën sportive të qytetit, ku veç faktit se Flamurtari tregoi supermaci, ndeshja nuk kishte për qëllim thjesht rezultatin, por qëllimin që aktivitete të sportit të jenë ura të rëndësishme bashkëpunimi mes te dy vendeve, një aktivitet që së shpejti pritet të realizohet edhe në Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu