Publicisti Veton Surroi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se rreziku i sulmeve terroriste serbe ndaj Kosovës s’ka kaluar.
“Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të dakordojnë për normalizimin e marrëdhënieve sipas marrëveshjes franko-gjermane, për shkak të refuzimit të Serbisë. Rreziku nuk ka kaluar. Këto veprime nuk janë rezultat vetëm i forcave të sigurisë, por janë produkt i mendësisë,” – u shpreh Surroi.