Vettingu i politikanëve, reagon Basha: Ndryshimi do të bëhet me çdokusht

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga fjala e tij gjatë paradites së sotme ku dorëzoi në kuvend 3 amendamente për ndryshime kushtetuese.

Basha shprehet se çdo alibi kundër Vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit, ndërsa videon e shoqëron me mbishkrimin “ndryshimi do të bëhet me çdokusht”.

Sipas Bshës, pikat kryesore ku duhet të ketë ndryshime kushtetuese, janë: Reforma Zgjedhore, reforma territoriale dhe Vettingu i politikanëve.

Mesazhi i Bashës:

I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.
Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike.

Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite.
Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit.
Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu