Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Neviçisht të Korçës.
Burimet bëjnë me dije se një trajler është përplasur me një makinë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën, ku dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit të vogël.
Viktima mësohet se është 62-vjeçari Ilir Duni, oficer policie në policinë Goricë. Gjithashtu pas përplasjes së mjeteve , ai i vogël ka marrë flakë.