VIDEO/ Biden zbret nga aeroplani në një stuhi të pazakontë të dëborës

0

Një video e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke zbritur nga aeroplani, është bërë virale në rrjete sociale.

Ai s’ka mundur të zbres prej aeroplanit për rreth 30 minuta, shkaku i një stuhie bore që goditi kryeqytetin amerikan.

Biden arriti të zbriste pasi stafi i aeroportit mezi arriti t’i afronte shkallët deri te dera e aeroplanit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa ata po çanin borën e madhe.

Më pas ai e mbuloi fytyrën me një maskë ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu