VIDEO/ ‘Big Brother’ vendos këngën e Beatrix, Donaldi nuk përmbahet: Të lutem…

0

Kënga e Beatrix Ramosajt dedikuar aktorit Donald Veshajt, është vënë ditën e sotme në shtëpinë e Big brother VIP.

Vëllai i Madh ka vënë këngën e saj ndërsa Donaldi është emocionuar nga gjesti i saj. Ai ndodhet në oborr duke shijuar rrezet e diellit bashkë me Ilirin dhe Tanin kur kupton se kënga është një dedikim për të.

‘Të lutem veje dhe një herë, të lutem‘- dëgjohet të thotë Donaldi me zë të lartë.

Projekti që mban titullin “Faj” flet mes të tjerash për paragjykimet që kanë marrë për lidhjen që krijuan brenda shtëpisë së famshme.