VIDEO/ Dramë te Al Nassr, Ronaldo gabon nga penalltia, i kushton eliminimin nga kupa skuadrës

0

Dramë te Al Nassr. Skuadra e Stefano Piolit është eleminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Arabisë. Al Nassr u mund 0-1 nga Al Taaëon, në ndeshjen e luajtur në King Saud University Stadium (Riyadh).

Në këtë sfidë, Cristiano Ronaldo pati shansin e artë për të barazuar shifrat në fund, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e CR7 përfundoi jashtë, me zhgënjimin që ishte shumë i madh për ekipin që synonte të fitonte këtë kompeticion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu