VIDEO/ E kishin kërcënuar se do ta hiqnin qafe, vritet në atentat gazetari

0

Ekzekutohet gazetari meksikan Chasinto Romero Flores. 60 vjeçari, i cili punonte në stacionin Ori Estereo FM, ndodhej në Potrerigio në komunitetin Ixtakokitlan në momentin që u qëllua. Disa persona ende të paidentifikuar, e kanë qëlluar për vdekje.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas informacioneve paraprake, gazetari tha se kishte marrë kërcënime gjatë kohëve të fundit.

Të paktën gjashtë gazetarë janë vrarë deri më tani në 2021 në Meksikë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu