VIDEO/ Erërat e forta “shkundin” Italinë, rrëzohen pemë dhe çati. Plagosen me dhjetëra persona

0

Italia është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit. Sipas mediave atje, erërat e forta deri në 90 km në orë kanë shkaktuar dëme, duke rrëzuar pemë dhe çati dhe dhjetëra njerëz kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e rrëzimit të një peme, burrë e grua kanë mbetur të plagosur në Milano teksa ishin duke ecur në Piazza della Libertà.

Mësohet se 64-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse 66-vjeçarja ka plagë në shpinë dhe në gju.

Nga era e fortë ka rënë edhe një pjesë e çatisë së Stacionit Qendror.

Ndërkohë si pasojë e rrëzimit të pemëve me dhjetëra qytetarë kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fermer.

Shkolla në via Carlo Pisacane 9 po ashtu mbeti “viktimë” e motit të keq, pasi një pemë u rrëzua para godinës.

Bashkia e Milanos ka vendosur të mbyllë hyrjet në parqet publike dhe fton popullatën që të mos përdorë zonat me pemë, gjatë gjithë ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu