VIDEO/Gardisti i Mbretëreshës merr përpara fëmijën dhe bën sikur s’ka ndodhur asgjë

0

Një video ku një anëtar i Gardës së Mbretëreshës së Anglisë përplaset me një fëmijë dhe vazhdon rrugën sikur nuk ka ndodhur asgjë është bërë virale. Imazhet janë publikuar me shpejtësi në rrjete sociale brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë mbi një milion shikime.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë se kush ishte fajtori: fëmija apo roja? Disa u shprehen se veprimi i rojes është shumë tronditës ndërsa disa të tjerë e kanë marrë në mbrotje duke u shprehur se ai po bënte punën e tij dhe se prindërit duhet të ishin të kujdesshëm për fëminë e tyre.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha për ‘Daily Mail’ se ata ishin në dijeni të incidentit dhe se roja e ka kontaktuar djalin pas incidentit.

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se po afrohej një patrullë por fëmija, për fat të keq, doli me vrap para ushtarit papritur. Gardisti ka kontaktuar me fëminë dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë.”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes britanike.

Marrë nga dailymail.co.uk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu