VIDEO/Homazh për ikonën e arsimit Rudolf Deliana dhe Normalen historike

0
Screenshot

Muaji dhjetor shënon një ngjarje historike për qytetin e Elbasanit dhe trojet shqipfolëse. Shënon hapjen e shkollës “Normale”, shkollës se mesme te parë shqipe. Për të kujtuar këtë datë historike por dhe për të vlerësuar mësuesin e nderuar të gjuhës shqipe dhe ish-Normalistin Rudolf Deliana u mbajt një ceremoni nderuese në formë homazhi. Mustafa Katzadej, historian referoi para të pranishme një pjesë të historisë së ndritur të Elbasanit në formimin e brezave të rinj dhe zhvillimin e arsimit e kulturës .

Ndërkohë ish mësuesi Eduart Hoxholli foli për rolin konkret të Normales dhe sesi e priten elbasanasit celjen dhe evoluimin institucionit arsimor.

Në fund, Këshilli Bashkiak i Elbasanit i akordoi pas vdekjes titullin e lartë “Qytetar Nderi” për mësuesin e nderuar të gjuhës shqipe dhe ish-Normalistin Rudolf Deliana, me motivacionin “Për kontributin, pasionin dhe përkushtimin e tij në formimin e brezave të rinj dhe zhvillimin e arsimit e kulturës në qytetin e Elbasanit.”Titulli iu dorëzua familjes ,konkretisht vajzës së Delianës.
I njohur për për profesionalizmin, integritetin dhe aftësinë për t’i frymëzuar të rinjtë, Deliana mbetet një figurë model në historinë e arsimit të qytetit.. Përveç punës si mësues, ai drejtoi edhe Shoqatën “Normalisti”, duke u bërë një nga figurat kyçe për ruajtjen e traditës së Shkollës Normale.

Infoweb Media