I tregoi organin gjenital – Nicolo Zaniolo i përgjigjet aktores së famshme laciale

0

Një incident aspak i hijshëm u regjistrua në fundin e derbit Lacio-Roma 3-2. Protagonist u bë mesfushori i talentuar, Nikolo Zanioli, i cili i irrituar nga humbja, teksa po i drejtohej dhomave të zhveshjes, ofendoi tifozët e Lacios, duke prekur organin gjenital, teksa më pas iu tregoi edhe gishtin e mesit.

Në tribunë ishte e pranishme edhe aktorja, Ana Falki, e cila njihet si tifozë e zjarrtë e bardhekaltërve. Bukuroshja seksi, fotografoi skenën dhe e denoncoi në “Instagramin” e saj, duke “gozhduar” kështu mesfushorin e Romës:

“Po filmoja fushën në fund të derbit… Përgjigjia e Zaniolos për lacialët!”. Futbollisti rrezikon skualifikimin në ndeshjet pasardhëse për gjestin e tij aspak të hijshëm.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu