Video/ Kryebashkiakja e Durrësit dhe kandidate e PS Emiriana Sako, takimin me banorët e njësisë administrative nr.1/ Ja për çfarë do diskutohet

0

Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS Emiriana Sako në takimin me banorët e njësisë administrative nr.1 dhe lagjes 11 që janë lagjet e qendrës së qytetit deklaroi se investimet në këtë zonë do të vazhdojnë më tej duke i dhënë prioritet zhvillimit të turizmit. Kryebashkiakja Sako deklaroi se transfromimi i Durrësit në sajë të mbështetjes së qeverisë dhe kryeministrit Rama do të vijojë më tej sipas vizionit për një qytet turistik evropian. Kryebashkiakja Sako foli edhe për projektin e amfiteatrit, i cili është një nga projektet më të rëndësishme që do të zhvillohet duke pasuruar më shumë destinacionet turistike të qytetit.

SINKRON Emiriana Sako kryetare e bashkisë Durrës

Lagjet e qendrës së qytetit kanë përfituar edhe investime në infrastrukturën arsimore. Janë rikonstruktuar kopshti “7 MARSI” dhe shkolla “Jusuf Puka”, ndërkohë që së shpejti nis puna për rindërtimin e dy shkollave të mesme, “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri” të cilat pas rindërtimit do të jen me kushte e standarte evropiane.