VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë”, momenti kur shqiptari i mori jetën motoristit

0

GREQI– Personi që shihni në foton e mëposhtme është shqiptari, drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje postierin me motor disa ditë më parë. Sipas “Protothema”, shqiptari ka dy fëmijë dhe jetonte në Greqi prej kohësh me familjen.

21-vjeçari nuk kishte as patentë, ndërsa drejtonte një makinë sportive, e cila ishte në emër të xhaxhait të tij. Fqinjët e tij kanë thënë për Alpha-n, se makina ishte vazhdimisht të parkuar jashtë shtëpisë së tij. Sipas tyre, arsyeja që nuk kishte patentë ishte fakti se shqiptari nuk dinte të shkruante greqisht.

Ndërkohë që 47-vjeçari nga Selaniku, i cili mbeti i vdekur nga aksidenti, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu