SHBA – Një gol me polemika u shënua në ndeshjen e parë të vitit 2025 (miqësore) të Inter Miamit, ku luan Lionel Messi, kundër Club America të Meksikës. Argjentinasi, pasi shënoi golin e barazimit 1-1, pas një asistimi nga Suarez, u përball me vërshëllimat e publikut kundërshtar gjatë gjithë ndeshjes.
Pas golit, Messi u kthye me shpinë duke treguar emrin e tij mbi fanellë dhe më pas, me gjeste të dorës, dërgoi një mesazh që dukej sikur thoshte: “Unë kam tre, po ju?”.
New Messi celly just dropped 🔥 pic.twitter.com/nHlpF3sD7Q
— Major League Soccer (@MLS) January 19, 2025