SHBA- Një helikopter i ushtrisë amerikane Black Hawk u rrëzua ditën e djeshme në shtetin e Alabama, duke vrarë dy personat në bord.
“Rreth orës 15:00 Garda Kombëtare Ajrore Black Haëk e Tennessee një shtet me të cilin është fqinj Alabama u rrëzua ndërsa po kryente një fluturim stërvitor pranë një autostrade dhe një rrugë tjetër,” tha komanda e Gardes Kombëtare te Tenesit.
NPR shkruan se një kamera sigurie në një shtëpi në zonën ku ra helikopteri regjistroi rënien e tij.
Not sure why the video didnt attach to the first tweet. Here is a re-upload. pic.twitter.com/pJ0xJVSYns
— Ron (@CodeMonkeyZ) February 16, 2023
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare”, tha gjenerali Warner Ross, kreu i korpusit në shtet.