VIDEO / Muriqi nuk ndalet, shënon një supergol ndaj Atletico Madrid!

0

SPANJE – Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij, Mallorca nuk po merr rezultate të mira.

Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madridin në “San Moix”. Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.

Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve. Më parë, “Pirati Dardan” shënoi edhe ndaj Real Madridit.