Ballina BOTA VIDEO/ Pa asnjë arsye, i riu në SHBA dhunon barbarisht 4-vjeçarin në...

VIDEO/ Pa asnjë arsye, i riu në SHBA dhunon barbarisht 4-vjeçarin në sy të nënës

0

Një burrë me një të shkuar kriminale, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke goditur me tërë forcën një 4-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork të SHBA-ve.

Siç shihet edhe nga video e publikuar, burri dhunon fëmijën në sy të nënës së tij, e cila iu vërsul sulmuesit.

Në ndihmë gruas i erdhën edhe dy policë të cilët më pas arrestuan agresorin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet momenti rrëqethës si dhe veprimi i të ëmës së djaloshit, që nuk iu tremb syri për asnjë moment.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu