Video/ Pamje të rënda nga Kievi, ky është momenti kur Rusia qëllon me raketë popullsinë civile, mes viktimave dy fëmijë

0

Trupat ruse synuan qëllimisht një urë të përdorur nga civilët për evakuim, sipas raporteve të mediave.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, të paktën tre persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndërsa më 5 mars, tre vullnetarë u qëlluan dhe u vranë nga pushtuesit rusë në të njëjtën zonë.

Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon trupat ruse që granatonin civilët që përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpen, periferia e Kievit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu