Policia në Paris po i përgjigjet një situate ku dy gra janë marrë peng në një dyqan të lagjes së 12-të. Sipas raportimeve të bëra agresori është i armatosur me thikë.
Mediat franceze thanë se dy gra po mbahen me thikë në një dyqan nga një burrë që kërkon të flasë me ministrin e Drejtësisë Eric Dupond-Moretti.
Prise d'otages dans un magasin à Paris : deux personnes séquestrées, le quartier bouclé @actufrparis https://t.co/6YIk3UBlTX pic.twitter.com/WDuXLIAHaU
— Sarah Boumghar (@sarahbmghr) December 20, 2021
Policia ka ngritur një perimetër pranë lagjes Aligre, një zonë e tregut lokal, në lagjen e 12-të. Sipas BFM TV të Francës, burimet kanë identifikuar sulmuesin dhe pretendojnë se ai ka një histori të problemeve psikiatrike.
Në një postim në Twitter, nënkryetari i parë i bashkisë së Parisit, Emmanuel Grégoire, u bëri thirrje njerëzve që të shmangnin zonën, ndërsa njoftoi se ai vetë po udhëtonte për në vendin e incidentit.
Në njoftimin e policisë thuhet se në vendngjarje ndodhen njësitë e specializuara të Brigadës së Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI).
Sipas mediave franceze, sulmuesi kërkon të vihet në kontakt edhe me avokatin e Omar Raddad. Raddad, një ish-kopshtar maroken u dënua në vitin 1994 për vrasjen e punëdhënësit të tij të pasur, Ghislaine Marchal.
Javën e kaluar, gjykata vendosi të rihapë çështjen në bazë të provave të reja të ADN-së të paraqitura nga mbrojtja. Raddad, i cili tashmë është liruar nga burgu, ka këmbëngulur vazhdimisht se ai ishte i pafajshëm dhe po kërkon të pastrojë emrin e tij.