VIDEO/ PANIK në Shangai, një person me Covid brenda qendrës tregtare, qytetarët tmerrohen

0

KINË– Një skenë paniku është krijuar në një qendër tregtare në Shangai konkretisht në një dyqan të IKEA-s pas lajmit se një person kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe gjendej mes turmës.

Siç duket edhe në video, njerëzit vraponin të tmerruar që të largoheshin që të mos i kapte mekanizmi i karantinës duke u nisur nga shifrat e larta që janë regjistruar në qytet prej muajsh.

Kontakti i drejtpërdrejtë, madje edhe me një rast pozitiv është i mjaftueshëm për të vendosur një menaxhim “me cikël të mbyllur” të dyqanit për dy ditë dhe njerëzit brenda qarkut duhet t’i nënshtrohen dy ditëve karantinë dhe pesë ditëve mbikëqyrje shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu